Fryma Jonë

Suksesi dhe rritja e qëndrueshme e ICTS Albania është një dëshmi për vlerësimin e klientëve tanë.

Reputacioni ynë, për shërbim sa më të mirë dhe cilësor, na jep një kapacitet të veçantë për të zhvilluar partneritete afatgjata të qëndrueshme me klientët tanë duke e pershkruar me katër vlerat themelore që përbëjnë shpirtin ICTS Albania:

Klienti vjen i pari

Qëllimi ynë është që të ofrojmë gjithmonë një punë të shkëlqyer për klientët tanë si dhe kosnumatorët e klientëve tanë. Ne e kuptojmë se çdo konsumator është i rëndësishëm për klientët tanë, dhe si një reflektim i frymës se kompanisë sonë, ne jemi të angazhuar për ofrimin shërbimit të klientit sa më profesional.

Për ne, shërbim do të thotë disponueshmëri dhe vëmendje, gatishmëria për të dëgjuar dhe detyra për të vepruar - menjëherë dhe në mënyrë të përshtatshme.

Fryma e Ekipit

Në ICTS Albania kemi integritet vlera, përvojë dhe risi, por mbi të gjitha ne vlerësojmë njerëzit tanë. Stafi ynë është zemra e biznesit tonë.

Ne mbështesim stafin tonë manaxherial, që të zhvillojë marrëdhënie pozitive në ekipet e tyre në punë. Shpirti i ekipit, bashkëpunimi, komunikimi i hapur dhe mbështetja e kolegëve, si dhe menaxhimi, janë elementët thelbësore në një partneritet të shëndoshë të punës. Ato shërbejnë për të rritur ndjenjën e krenarisë së stafit tonë dhe vendin e punës, që motivojnë më tej dhe e forcojne angazhimin e tyre kundrejt klientit.

Risi

Në industrinë dinamike të sigurisë, ICTS Albania është fokusuar për të ecur gjithmonë përpara. Risitë e sotme do të bëhen normat e nesërmes dhe ne jemi kompani që vendos standarde të reja.

Ne inkurajojmë kreativitetin dhe kërkojmë ide të reja: të mëdha dhe të vogla. Ne këmbëngulim në përmirësimin e vazhdueshëm permes ndryshimit të parashikuar dhe përshtatemi me të.

Besim

Si profesionistët e sigurisë, njerëzit tanë janë të ngarkuar me detyra shumë komplekse dhe shpesh herë edhe me informacione të ndjeshme.

Besimi dhe integriteti janë kyce për ne. Kjo ka të bëjë me ofrimin e besimit, me mbajtjen e premtimeve dhe të thenurit vetëm të vërtetën.