Trajnime dhe Vlerësime

ICTS Albania Zhvillon një varietet programesh trajnimi për të gjitha pozicionet e sigurisë dhe nivelet e ekspertizës.

Një skuadër e dedikuar profesionistësh të sigurisë, pjesë e ICTS Europe dhe e departamentit të kontrollit të cilësisë dhe e Trajnimeve janë pergjegjës për përcaktimin e kërkesave të Trajnimit për stafin dhe për klientet tanë. Vecanërisht paketat janë përshtatur dhe dizenjuar për të përmbushur dhe integruar sa më lehtë në programet ekzistuese, duke ofruar një mbështetje të përshtatshme mësimi.

ICTS Europe dhe degët e saj së bashku me sistemet e saj teknologjike janë përgjegjëse për të projektuar programe Trajnimi specifike si për shembull Programi Eagle. ICTS Albania e përdor programin Eagle i cili është një program i bazuar në kompjuter (CBT), një platformë kjo mbeshtetëse në Trajnimet specifike si X-ray Screening dhe General Security Awareness traininig GSAT. Ekipi ynë i instruktorëve janë të Certifikuar nga Autoriteti i Aviacionit CIvil Shqiptar (ACAA) dhe janë të kualifikuara në përputhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të aftësive të tyre të mësimdhënies dhe eksperiencës së tyre në praktikë në industrinë e Sigurisë së Aviacionit Civil.