Qipro, Sumiti Vjetor i ICTS Europë për Menaxherët Operacional të Sigurisë në Aeroporte

26 qershor 2018

ICTS Europe, Grupi Ndërkombëtar Francez për Sigurinë, ka një pozitë udhëheqëse në Europë, SHBA dhe Kanada, gjithashtu me bazë në mbi 100 aeroporte, 28 porte dhe 260 kompani ajrore.

Fliliali i ICTS Europë në Qipro bashkëpunon me aeroportet Hermes, Larnaka dhe Pafos, për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aviacion, me një sërë linjash të ndryshme ajrore, si dhe me DP WORLD në portin e Limasol për një gamë të gjerë shërbimesh.

Këtë vit ICTS Europe organizoi në Qipro takimin vjetor të Misionit të Menaxherëve Operacional të Sigurisë së Aeroporteve.

Samiti u zhvillua në Larnaka më 25 dhe 26 qershor, ku morën pjesë 26 përfaqësues të filialeve të Grupit ICTS në të gjithë Europën. Gjatë samitit, pjesëmarrësit patën mundësinë të elaborojnë sfidat e tanishme dhe të ardhshme të sigurisë me të cilat aeroportet mund të përballen dhe të dalin me zgjidhje inovative në favor të tregut të aviacionit të Qipros dhe të sektorit të tij turistik, i cili në mënyrë të pashmangshme lidhet me rritjen ekonomike të vendit.

Përfaqësuesit e Aeroporteve të Hermes dhe komuniteti i gjerë i aeroportit, duke përfshirë Policinë, paraqitën pikëpamjet e tyre në lidhje me sektorin e aviacionit në Qipro dhe mënyrat e përmirësimit të mëtejshëm.

Përveç kësaj, Samiti i ICTS u përqëndrua në praktikat më të mira ndërkombëtare që mund të aplikohen në sektorin e aviacionit qipriot dhe në mënyrat optimale për të ruajtur standardet e sigurisë dhe profilin e lartë të shërbimit të klientit, sepse sektori i turizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin.

Zëvendëspresidenti i ICTS në Paris z. Ronen Remetz theksoi se: "ICTS në Qipro është prezente me operacionet e saj që nga viti 2010, punëson më shumë se 470 persona, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti i Aviacionit Civil dhe Policisë, duke ofruar shërbime unike të sigurisë për tregun qipriot. Ne jemi të vendosur të transferojmë çdo njohuri të mundshme ndërkombëtare për të përmirësuar vazhdimisht edhe më shumë nivelet e sigurisë në infrastrukturat e rëndësishme në lidhje me sektorin e transportit, pasi turizmi dhe investimet ndërkombëtare janë faktorë kritikë që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë qipriote.

1 Faqe kryesore.jpg

2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg

5.jpg