Një tjetër arritje e rëndësishme për ICTS Albania.

12 korrik 2018

Prej muajit Maj 2018 një prej kompanive më të mëdha të fluturimeve që operojnë në tregun shqiptar, " AlbaWings", i ka besuar kompanisë sonë shërbimet e sigurisë për fluturimet drejt Izraelit.
Kompania AlbaWings do të ketë tashmë një linjë direkte Tiranë- Tel Aviv me avion charter përgjatë gjithë sezonit turistik dhe ne jemi krenar që jemi pjesë e këtij operimi. 

Një ndër pikat kryesore që e shtyu këtë kompani për vënien në funksion të kësaj linje ishte dhe besimi që krijuan në nivelin e sigurisë të ofruar nga kompania ICTS Albania.

" Kjo kontratë është padiskutim një tjetër shenjë besimi për cilësinë e shërbimit dhe korrektësinë që ICTS Albania ofron. Padyshim që i gjithë ky besim përkthehet në më shumë përgjegjësi dhe pëgjegjshmëri nga ana jonë.

Pas shumë negociatave mes dy kompanive tona, tashmë ia arritëm të kemi një bashkëpunim dhe të sjellim në Shqipëri një prej linjave më të mira ajërore të fluturimeve charter.  Jemi besimplotë se do të jetë një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer dhe jetëgjatë mes dy kompanive tona. 

Gjithashtu ndjehemi krenar që ICTS Albania ka mundësinë të kontiribuojë në rritjen e cilësisë dhe shërbimit të turizmit në Shqipëri.",- u shpreh Administratori i ICTS Albania, Panagiotis Fistedis.

ICTS Albania do të siguroj fluturime charter nga Tirana International Aeroport drejt Tel Avivit gjatë gjithë këtij sezonit turistik.

 2.jpeg

3.jpeg

4.jpeg